Stoltenberg pret që protokolli për hyrjen e RMV-së në NATO të ratifikohet në fillim të vitit 2020

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, jens Stoltenberg, sot në konferencën në Bruksel tha se nuk pret që procesin e ratifikimit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Aleancë të gjithë aleatët ta mbarojnë deri në fund të dhjetorit, njofton Portalb.mk.

“Nuk presim që procesi të mbarohet deri në fillim të vitit të ardhshëm, atëherë Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare. Ata do të jenë në tavolinë, Maqedonia e Veriut do ta ndjekë mbledhjen në Londër. Maqedonia e Veriut është shumë afër anëtarësimit të plotë dhe do të marrë pjesë në mbledhjet e NATO-s, përfshirë edhe takimin e liderëve në Londër”, tha Stoltenberg.

Ai sot në Bruksel ka mbajtur konferencë për shtyp, përpara takimit ministror të 29-të vendeve.

Franca dhe Spanja deri më tani nuk e kanë ratifikuar protokollin për anëtarësim të vendit në NATO. Sipas paralajmërimeve, Parisi do ta bëjë të njëjtën këtë javë, ndërkaq pritet se edhe qeveria në Madrid të formohet deri në fillim të vitit të ardhshëm, pas së cilës edhe ai vend do ta ratifikojë protokollin. Që vendi të bëhet anëtare e plotë, dokumenti duhet që të miratohet edhe në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button