RMV, gjobat më të ulëta në komunikacion nuk janë në fuqi, ja çfarë parashohin ndryshimet

Vendimi i Qeverisë, i cili u miratua më 29 tetor të këtij viti për uljen e gjobave në komunikacion është dërguar në Kuvend, ndërkaq pritet të hyjë në fuqi përpara vitit të ri, njoftojnë nga MPB, për Portalb.mk.

Ndryshimet e Ligjit për Siguri në Komunikacion, me të cilin parashikohet ulje e gjobave për shkeljet nga ana e shoferëve, janë dërguar në Kuvend, dhe i njëjti për të hyrë në fuqi, duhet që të votohet nga deputetët. Kjo nënkupton që, qytetarët vazhdojnë të gjobiten me gjobat e vjetra, gjegjësisht të larta.

“Vendimi është dërguar në Kuvend dhe për të hyrë në fuqi duhet që të votohet, nuk e di nëse do të ketë amendamente ose ndryshim të propozim-ligjit, por presim që i njëjti të hyjë në fuqi në fillim të dhjetorit, gjegjësisht para vitit të ri”, thotë për Portalb.mk, zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.

Çfarë parashohin ndryshimet e reja të ligjit për komunikacion

1. Ulje të gjobave, gjoba më e ulët do të jetë 15 euro, më e larta 250 euro.

2. Nuk do të ulen gjobat e mëposhtme për shkak se janë arsyeja më e shpeshtë për aksidente:

  • Vozitje me shpejtësi më të madhe sa sa e lejuara
  • Vozitje në gjendje të dehur
  • Mosdhënie përparësi kalimi

Nëse këto njërën nga këto 3 kundërvajtje, shoferi e përsërit brenda 5 vjetëve, të njëjtit do t’i merret patenta e shoferit.

3. Shfuqizim i pikëve negative. Shoferët më nuk do të munden ta ndërrojnë gjobën me pikë negative, por të njëjtën duhet ta paguajnë.

4. Automjetet që nuk janë regjistruar më shumë se gjashtë muaj ose më shumë, policia do të ketë të drejtë t’i marrë.

5. Gjithashtu, policia do t’i marrë edhe automjetet që shkaktojnë zhurmë të madhe dhe e prishin rendin dhe qetësinë publike në afat kohor prej gjashtë muaj ose më shumë.

6. Qytetarët të cilët përdorin trotinete elektrike nuk do të lejohen të lëvizin nëpër rrugë dhe bulevarde, por vetëm në shtigjet e biçikletave. Në vendet ku nuk ka shtigje për biçikleta, lejohet përdorimi i trotuareve. Shpejtësia maksimale e lejuar gjatë lëvizjes nëpër shtigjet e biçikletave është 25 kilometra në orë, ndërsa në trotuar vetëm 6 kilometra në orë. Për siguri më të madhe, qytetarët të cilët drejtojnë trotinet natën duhet të mbajnë jelekë jeshilë fluoreshent, për të qenë të dukshëm për këmbësorët dhe pjesëmarrësit në komunikacion. Me ndryshimet në ligj gjithashtu parashihet edhe mosha për të drejtuar trotinet, përkatësisht persona nën moshën 14 vjeç nuk guxojnë të drejtojnë trotinete elektrike. Gjoba nëse nuk mbahet jelek është 50 euro, 80 euro për ngasje në rrugë, ndërsa nëse vozitni me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar gjoba është 120 euro.

7. Patenta e shoferit do të vlejë deri në moshën 75 vjeçare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button