Aksident në hyrje të Tetovës, një person është lënduar

Sot në mëngjes në hyrje të Tetovës, në autostradën Shkup-Tetovë, ka ndodhur një aksident, ku ka mbetur i lënduar shoferi i makinës së aksidentuar, njofton Portalb.mk.

Nga SPB Tetovë për Portalb.mk, e konfirmojnë rastin, por thonë se është duke vazhduar ekspertiza në vendin e ngjarjes.

“Aksidenti ka ndodhur tek ura e Debërcës, tani për tani mund ta konfirmoj se shoferi i veturës është i lënduar, Ndihma e Shpejtë është në vendin e ngjarjes. Ekipet e policisë janë në vendin e ngjarjes dhe po e kryejnë ekspertizën”, thotë për Portalb.mk, zëdhënësi i SPB Tetovë, Fatmir Rexhepi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button