Eurokomisarja Jurova: Vetingu mund të garantojë profesionalizëm në jurisprudencë

Eurokomisarja për drejtësi, Vera Jurova e cila dje mori pjesë në Forumin për drejtësi të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian (BE) ka deklaruar se Procesi i Vetingut është njëri nga instrumentet që mund të garantojë për profesionalizëm në jurisprudencën e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Duam sektori i jurisprudencës të jetë i mbushur me profesionistë të cilët do të gëzojnë besim, për të cilët nuk do të ketë dyshime rreth integritetit dhe profesionalizimit të tyre, dhe Procesi i Vetingut mund të jetë njëri nga instrumentet që mund ta garantojë atë”, tha Jurova.

Nga ana tjetër, dje edhe ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska ka vlerësuar më mirë do të ishte të kemi deficit të gjykatësve dhe të jenë efikas, se sa numër të mjaftueshëm të tyre e që janë turpi i profesionit.

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska
Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska

Siç sqaroi më tej Deskoska, procesi i Vetingut do të nënkuptonte vlerësim:

  • të gjendjes pronësore të gjykatësve dhe
  • ndikimit nga grupe lobuese, të bizneseve, të avokatëve, apo të çdokujt që ka ndikuar në vendimin e tyre, në mosmarrjen e vendimeve të caktuara dhe në anulimin e procedurave gjyqësore.

Paraprakisht, kryeministri Zaev ka deklaruar se ka hequr dorë nga realizimi i Procesit të Vetingut, pasi sipas tij s’ka kush t’i zëvendësojë gjykatësit dhe prokurorët e larguar.

Megjithëse u tha se për Vetingun do të flitet pas Samitit të Këshillit të Bashkimit Evropian që u mbajt në tetor, kjo është shtyrë për pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara për më 12 prill të 2020.

Lexo gjithçka për reformat në gjyqësor, përfshirë edhe “vetingun”: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button