Kapitacioni për stomatologët në RMV është 48 denarë

Gjatë kohës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare (dhjetor 2016) LSDM premtoi “rritje të kapitacionit për stomatologët amë prej 40 në 70 denarë”. Ky premtim zgjedhor i socialdemokratëve është dhënë në programin e tyre: Plani për jetë në Maqedoni“, me të cilin dolën në zgjedhje në vitin 2016, dhe kjo është realizuar pjesërisht, shkruan Vërtetëmatësi

Rritja e kapitacionit për stomatologët përmendet në dy vende në Programin zgjedhor, së pari në fillim të pjesës “Shëndetësi të mirë publike” (faqe 139), dhe më pas edhe në suaza të “Planit 24m – reforma urgjente me prioritet në Qeverinë e re në 2 vitet e para” në pjesën “Shëndetësi” (faqe 253). Sipas afatit zgjedhor të projektuar duhej të rritej në 70 denarë për pacient më së voni deri me një qershor (2019), duke pasur parasysh se Qeveria e udhëhequr nga LSDM u zgjodh me 31 maj të vitit 2017.

Së fundmi (30.10.2019) në konferencën për shtyp të përbashkët, në të cilën folën Zoran Zaev, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, si dhe drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Den Donçev dhe Orhan Ramadani, ishte komunikuar duke filluar prej një nëntorit.

Mjekët amë – të përgjithshëm, gjinekologët dhe stomatologët do të ketë rritje të kapitacionit për 8 denarë. Për këtë qëllim nga Buxheti do të sigurohen 465 milion denarë. 

Me këtë rritje të kapitacionit, siç u theksuan stomatologët me të cilët kontaktuam, prej 40 është rritur në 48 denarë.

Duke pasur parasysh se LSDM gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare premtoi se në dy vitet e para të mandatit në Qeveri, kapitacioni do të arrij në 70 denarë, sipas metodologjisë të “Vërtetmatësit”, sepse përsëri është rritur me shumë të caktuar kapitacioni, premtimin e vlerësojmë si pjesërisht të realizuar. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button