Paga minimale në RMV, kap vlerën prej 14.500 denarësh

Gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare (dhjetor 2016) LSDM premtoi “paga minimale prej 16.000 denarë deri në vitin 2020″, edhe atë deri më (15.11.2019) është realizuar pjesërisht. Me ndryshimet e fundit ligjore paga minimale do të arrijë 14.500 denarë, dhe kjo do të vlerë do të arrihet deri me1 dhjetor të këtij viti (2019), shkruan Vërtetëmatësi.

Premtimi për pagën minimale prej 16.000 denarësh është në disa pjesë të programit zgjedhor të socialdemokratëve: Plani për jetë në Maqedoni“. Së pari është vendosur në fillim të programit në kapitullit “Paga më të larta për jetesë më të mirë” (faqe 3), dhe më pas përmendet në pjesën “Punë e denjë” (faqe 106 dhe faqe 108). Premtimi i njëjtë është edhe në suaza të “Planit 180 – reforma urgjente me prioritet në Qeverinë ere në gjashtë muajt e parë”, në pjesën “Vende të reja të punës, më shumë para te qytetarët për kompanitë në vend” (faqe 208): 

Lartësia e pagës minimale do të përputhet me rritjen e pagës mesatare, me shpenzimet e jetesës dhe të punësimit në ekonomi. Qëllim jonë është që paga minimale prej 16.000 denarë në vitin 2020 do të  thotë se familjet me dy të punësuar do të mund të mbulojnë shpenzime të patjetërsueshme për jetën. (Plani për jetë në Maqedoni”)

Me 14 nëntor Kuvendi me procedurë të shkurtër me 59 vota “pro” dhe pa asnjë “kundër” dhe “të përmbajtur”, miratoi ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pagë minimale, me të cilat mundësohet paga prej 14.500 denarë. Për këto ndryshime ligjore votoi dhe opozita, edhe pse prej aty kanë vërejtje se “Ligjet miratohen para zgjedhjeve dhe pa analizë të detajuar për efektet mbi ekonominë dhe biznesin”. 

Nga ministria për Punë dhe Politikë Sociale sot (15.11.2019) komunikuan se

Me ligj është miratuar se paga minimale për dhjetorin do të arrij vlerën prej 14.500 denarë dhe se është rritur për 2.000 denarë, ndërsa krahasuar me vitin 2017 për 5.500 denarë. 

Duke pasur parasysh se LSDM gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për vitin 2020 premtoi se paga minimale do të arrij vlerën prej 16.000 denarë, ndërsa tani ajo ka arritur vlerën prej 14.500 denarë, premtimin në këtë moment e vlerësojmë si pjesërisht të realizuar. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button