Osmani në takim me Timonien: ‘Non pejperi’ për anëtarësim të plotë në BE, dhe jo alternativë tjetër

Bujar Osmani, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut për çështje evropiane u takua sot me Ambasadorin e Francës, Kristian Timonie, ku temë kryesore ishte ‘non pejperi’ francez, transmeton Portalb.mk.

“Vetë përmbajtja e iniciativës, por edhe shpejtësia me të cilën Franca doli me këtë iniciativë, jo vetëm një muaj pas samiteve të tetorit, tregon se procesi i integrimit evropian i rajonit në përgjithësi, dhe me të edhe i vendit nuk është i ndalur, por rrjedhë me një dinamikë solide”, deklaroi Osmani.

‘Non pejperi’ është dokument ku janë paraqitur politikat e reja të Francës dhe presidentit Makron në lidhje me zgjerimin e Bashkimit Evropian, në kohën kur Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria po presin datë për nisjen e negociatave.

Osmani e vlerëson propozimin e Francës si ‘konfirmim e qartë se qëllimi kryesor i negociatave është anëtarësimi i plotë në BE, dhe jo alternativë tjetër’.

LEXO: Qeveria e RMV-së e komentoi “non pejperin” francez
LEXO: Teksti në formë integrale e “non pejperit” francez për ardhmërinë e zgjerimit të BE-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button