Plevneliev: Rusia është e pranishme si “agresor” jo vetëm në Bullgari, por edhe në rajon

Modeli aktual i sanksioneve kundër Rusisë nuk është më i përshtatshmi. Sanksionet nuk funksionojnë siç duhet, por jo sepse ato nuk funksionojnë fare, por për shkak se ne jemi shkurtpamës për masat dhe mënyrat për t’i zbatuar ato, transmeton Meta.mk.

ShBA morën vendim për të vendosur sanksione ndaj Rusisë për gjithçka, si për Sirinë ashtu edhe për Ukrainën, si dhe për ndërhyrjen në zgjedhjet në Evropë dhe në ShBA. Sipas mendimit tim duhet të bëhet ndarje e grupeve të sanksioneve që do të mund të tërhiqen kur të mënjanohen arsyet për të cilat ato sanksione janë imponuar,që masat të jenë efektive.

Këtë qëndrim për zbatimin e sanksioneve, të Perëndimit ndaj Rusisë, e ka shprehur d-r Majkëll Karpenter (Michael Carpenter), drejtori kryesor i “Pen Bajden qendra për diplomaci dhe përfshirje globale” dhe anëtar i spikatur i “Këshillit Atlantik” në tryezën e rrumbullakët “Ndikimi i Rusisë në Evropë: Përballja me rreziqet e kapjes së shtetit” që u organizua nga Qendra bullgare për studime të demokracisë dhe Fondacioni Konrad Adenauer javën e kaluar në Sofje, ku morën pjesë një përfaqësues i Fondacionit Metamorfozis.

Karpenter, i cili më parë ka shërbyer si Zëvendës ndihmës sekretar i mbrojtjes i SHBA-së përgjegjës për Rusinë, Ukrainën, Euroazinë, Ballkanin dhe kontrollin e armëve konvencionale, si dhe këshilltar për politikë të jashtme të Zëvendës Presidentit të SHBA-së Xho Bajden (Joe Biden), tha se Rusia pa dyshim shkon kundër demokracisë përdor shumë mjete që i ka në dispozicion, duke përfshirë edhe masa subversive siç janë sulmet kibernetike, por përgjigja e Perëndimit nuk është gjithmonë e përshtatshme dhe krijon vetëm një bllokadë pa mundësuar përgjigje vërtet efektive ndaj politikës ruse , veprime politike, ekonomike dhe veprime tjera për të arritur qëllimet e botës Perëndimore.

“Sanksionet duhet të kenë pasoja, për të pasur kuptim”, tha ai në ngjarjen ku morën pjesë ish-Presidenti Bullgar Rosen Plevneliev, Trajço Trajkov, Ministri i Bullgarisë për ekonomi, energji dhe turizëm në periudhën 2009 -2012, Ilijan Vasilev, ish ambasadori bullgar në Rusi, Dr. Ognjan Çentov, kryetar i Qendrës për studime demokratike, dhe Rusllan Stefanov, drejtor i Qendrës.

Sipas ish presidentit bullgar Rosen Plevneliev, nuk ka dyshim se Rusia është e pranishme si “agresor” jo vetëm në Bullgari, por edhe në rajon dhe më gjerë në botë, por duhet të kërkohen zgjidhje. Ai kritikoi gjithashtu Presidentin aktual Bullgar Rumen Radev se ka marrë drejtim të gabuar.

“Në Bullgari jemi dëshmitarë të një propagandë të paparë, sulm kibernetik të paparë në ditën e zgjedhjeve, kundër referendumit dhe kundër zemrës së demokracisë bullgare. Kemi parë se si qeveria e zgjedhur në mënyrë të ligjshme në Mal të Zi pothuajse do të rrëzohej me kryengritje hibride nga Rusia dhe ndihmësit e tyre në momentin kur Mali i Zi filloi të bëhej anëtar i NATO-s. Aspektet janë kudo përreth nesh, nga kreu i shtetit bullgar sot, deri te debatet ndonjëherë në parlamentin bullgar, përmes gjithë asaj që po ndodh në shtetet përreth nesh, është jashtëzakonisht e rëndësishme të hapim sytë dhe të themi se lufta hibride është këtu dhe tani. Ajo po e sulmon demokracinë tonë, ajo po i sulmon vlerat tona, shpërbën institucionet, po infiltron ndikime të dëmshme, ajo në të vërtetë çon në varësi të interesave të huaja. Për shembull, kur presidenti i Bullgarisë thotë se nëse Rusia ul flamurin e saj në Krime, ajo ka të drejtë të pretendojë për të, për mua nuk është asgjë tjetër përveç fakt që presidenti Bullgar është një zëdhënës i aspekteve kryesore të Ministrisë së jashtme Ruse”, tha Plevneliev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button