Ka përfunduar Panairi i Librit në Tiranë, Besnik Mustafa u shpall autori më i mirë i vitit 2019 (VIDEO)

Ka përfunduar panairi i 22-të me radhë “Tirana 2019”, i cili ka qenë i hapur për qytetarët nga data 13 e këtij muaji. Një numër i madh i qytetarëve nga të gjitha trevat shqipfolëse vendosën të vizitojnë këtë panair, ku u zhvilluan 100 aktivitete me rreth 200 shkrimtarë pjesëmarrës, Besnik Mustafa u zgjodh “Autori i vitit”, transmeton Portalb.mk.

Nga data 13-18 nëntor në Tiranë është zhvilluar Panairi i Librit “Tirana 2019”, në të cilin kanë marrë pjesë një numër i madh autorësh dhe vizitues nga të gjitha trevat shqipfolëse, të njëjtit patën mundësinë që në 100 stendat e pozicionuara në panair të zgjedhin autorin e tyre të preferuar.

Pamje nga Paniri i Librit “Tirana 2019”.

Në këtë edicion të 22-të të Panairit të Librit, u ndanë edhe disa çmime.

“Autori i vitit” u zgjodh shkrimtari Besnik Mustafa për librin “Dëmtuar gjatë rrugës”, Korab Hoxha u vlerësua nga juria me çmimin “Përkthyesi i vitit” me përkthimin e botimit me poezi “Tetori në vagon” të shkrimtares ruse Martina Cvetajeva. Autori Lekë Tasi me veprën “Grabjani rrëzë kodrave” fitoi çmimin e “Letërsisë së memories” kurse çmimi i posaçëm nga Ambasada Franceze shkoi për Saverina Pashon për librin “Lehtësia e padurueshme e qenies”.

Juria e këtij edicioni të Panairit të Librit përbëhej nga Lili Sula, Agim Baçi, Parid Teferiçi, Adriatike Lami dhe Agim Doksani.

Shkrimtari fitues i çmimit “Autori i vitit” Besnik Mustafa, theksoi se këtë çmim e ka marrë si mesazh për të ju përkushtuar letërsisë.

“E konsideroj këtë çmim si një konfirmim të drejtësisë, për ta lënë politikën edhe për t’iu përkushtuar letërsisë” tha Besnik Mustafa.

Ndryshe, edicioni I 22-të i Panairit të Librit “Tirana 2019” ka bërë bashkë autor nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button