Deskoska kontra Zaevit: Më mirë të kemi deficit të gjykatësve, se sa që janë turpi i profesionit

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska sot ka dalë kundër kryeministrit Zoran Zaev në pjesën e realizimit të Vetingut, ngaqë sipas saj, më mirë do të ishte të kemi deficit të gjykatësve dhe të jenë efikas, se sa numër të mjaftueshëm të tyre e që janë turpi i profesionit, transmeton Portalb.mk.

“Nuk më brengos fakti se procesi i plotësimit të gjykatësve është më i ngadalshëm për shkak të Akademisë së gjykatësve dhe prokurorëve, por konsideroj se na duhen gjykatës më pak, por më cilësor, sepse, prania e gjykatësve të cilët janë turpi i profesionit të tyre, sjell më shumë dëm se sa të kemi deficit të gjykatësve”, tha Deskoska.

Sipas saj, ka shembuj të shumtë të shteteve që kanë realizuar procesin e Vetingut, të cilët flasin që ende pa filluar ky proces, gjykatësit janë vetëlarguar nga pozitat e tyre.

“Ata shembuj tregojnë se nëse fillon procesi i Vetingut, gjykatësit që kanë njollë në portofolin e tyre, nuk vazhdojnë, por tërhiqen ende pa filluar procesi i Vetingut”, tha Deskoska.

Siç sqaroi më tej Deskoska, procesi i Vetingut do të nënkuptonte vlerësim:

  • të gjendjes pronësore të gjykatësve dhe
  • ndikimit nga grupe lobuese, të bizneseve, të avokatëve, apo të çdokujt që ka ndikuar në vendimin e tyre, në mosmarrjen e vendimeve të caktuara dhe në anulimin e procedurave gjyqësore.

Paraprakisht, kryeministri Zaev ka deklaruar se ka hequr dorë nga realizimi i Procesit të Vetingut, pasi sipas tij s’ka kush t’i zëvendësojë gjykatësit dhe prokurorët e larguar.

Megjithëse u tha se për Vetingun do të flitet pas Samitit të Këshillit të Bashkimit Evropian që u mbajt në tetor, kjo është shtyrë për pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara për më 12 prill të 2020.

Lexo gjithçka për reformat në gjyqësor, përfshirë edhe “vetingun”: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button