Edhe sot nuk filloi gjykimi për ish kryetarin e Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski

Edhe sot nuk ka filluar gjykimi për ishin kryetarin e Gjykatës Penale të Shkupit, Vlladimir Pançevski, njofton Portalb.mk.

Gjykimi është anuluar për më 24 dhjetor, për shkak se lënda ende në është në procedurë ankimore në Gjykatën e Apelit.

Në seancën e kaluar, më 21 tetor, Pançevski nuk u paraqit në Gjykatë. Gjyqtarja Gabriella Gajdova, e cila është duke e punuar lëndën, bëri të ditur që Pançevski në dy raste në shtator dhe në fillim të këtij muaji ka qenë i informuar, por ai nuk është përgjigjur, ndërsa gjithashtu as policia e Shkupit nuk ka kontrolluar nëse është ajo adresa në të cilën ai jeton. Në vend të asaj më 17 tetor Pançevski ka dërguar kundërshtim për kompetencë territoriale të Gjykatës themelore Veles dhe kërkon të shpallet si jokompetente.

Pançevski e konteston kompetencën e gjykatës në Veles me arsyetim që edhe ajo është nën zonën e Apelit të Shkupit dhe këtu e përmend vendimin në rastin “Justicija” kur për shkak të mundësisë për ndikim, të akuzuarve u është gjykuar në gjykatën e Manastirit.

Pançevski për momentin është i suspenduar nga funksioni për shkak të aktakuzës për AKMIS.

Pançevski u pezullua nga puna për kryerjen joprofesionale dhe të pandërgjegjshme të funksionit të gjykatësit. Prokuroria ka ngritur akuzë kundër Pançevskit, për kurdisje të lëndëve te gjyqtarët e përshtatshëm derisa ishte në krye të Gjykatës së Shkupit. Sipas Prokurorisë, ai ua ka ndarë e dorë lëndët gjyqësore gjyqtarëve të përzgjedhur, duke e anashkaluar sistemin për shpërndarje elektronike AKMIS. Përveç rasteve të Prokurorisë së rregullt, Pançevski ka ndarë me dorë edhe lëndë të cilat i ka drejtuar Prokuroria Speciale.

Akuza ndaj Pançevskit u ngrit pasi që në fund të vitit 2017-të Ministria e Drejtësisë e publikoi raportin që doli nga kontrolli i sistemit AKMIS. Pas kontrollit të bërë në Gjykatën Themelore Shkupi 1 plani vjetor për menaxhim me lëndët gjyqësore është sjellë më vitin 2013 dhe për të njëjtin nuk është formuar trup punues, gjë e cila nënkupton se lëndët janë ndarë në mënyrë manuale. Edhe orari i punës në këtë gjykatë nuk ka qenë stabil, vetëm gjatë shtatorit të 2017-s i njëjti është ndryshuar tre herë.

Për manipulimin e sistemit u shkruajt edhe në raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), të cilët i theksuan me emër dhe mbiemër kryetarët e Gjykatës Themelore të Shkupit dhe asaj Supreme, si të përfshirë në skandalin me AKMIS.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button