Procedurë hetimore për një haraçinas, për vrasjen e Zilbehar Ajvazit në Mojancë

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka dhënë urdhër për hapje ne procedurës hetimore kundër një personi se ka kryer vepër penale “Vrasje” nga neni 123 paragrafi 1 nga Kodi Penal i Maqedonisë së Veriut, njofton Portalb.mk.

Prokuroria njofton se më 18 gusht, në fshatin Mojancë të Komunës së Haraçinës, duke përdorur armë zjarri të kalibrit 7.62X25mm, i dyshuari e ka privuar nga jeta, Zilbehar Ajvazin. Në ditën kritike, i dyshuari ka qenë i ulur në sediljen e përparme të shoferit, në automjetin Folksvagen Golf 3. Të drejtuar nga tani për tani person i panjohur.

Nga dritarja e hapur e automjetit, ka gjuajtur dy plumba në drejtim të tanimë të ndjerit Ajvazi dhe e ka goditur në pjesën e djathtë të gjoksit, duke i shkaktuar lëndime të rënda. Plumbi e ka lënduar një prej organeve vitale. I dëmtuari ka qenë i hospitalizuar në Spitalin “Shën Naumi i Ohrit”, ku i është kryer ndërhyrje kirurgjikal, por më 9 shtator ka ndërruar jetë.

Përpara se të vdesë, Ajvazi në procesverbalin e ka identifikuar personin e dyshuar i cili e ka gjuajtur me armë zjarri, ndërkaq si arsye e ka theksuar një mosmarrëveshje mes familjeve të tyre.

Prokurori kompetent deri te gjykatësi i Gjykatës Penale të Shkupit ka dorëzuar propozim për shqiptimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, për shkak të rrezikut për t’u arratisur dhe mundësi të ndikimit ndaj dëshmitarëve. Pastaj, prokurori veçmas e ka vlerësuar faktin se i dyshuari pas ngjarjes menjëherë ka qenë i pakapshëm për organet e përndjekjes, pas tij është shpallur fletëarrest, ndërkaq kur është gjetur përpara shtëpisë së tij gjatë bastisjes, ka deklaruar të dhëna të rrejshme për identitetin e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button