FMN: Ekonomia e Maqedonisë së Veriut ka hyrë në periudhë të rritjes, por duhet të vazhdojnë reformat

Ekonomia e Maqedonisë së Veriut ka hyrë në periudhën e rritjes solide pas krizës politike afatgjate, por me rëndësi thelbësore është që të mbeten në reformat me qëllim që plotësisht të përforcohet rezistenca e ekonomisë ndaj goditjeve dhe gjithmonë të rritet niveli i të ardhurave, vlerëson Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), pas qëndrimit disa javësh në vend, njofton Portalb.mk.

“Rritja pritet që të shpejtohet deri në 3,4% në vitin 2020, që është pasqyrë e nxitjes së përkohshme të Buxhetit për vitin 2020 dhe të rrogave më të larta. Tatimet më të ulëta, rrogat dhe pensionet më të larta, duke i përfshirë edhe në sektorin publik, por edhe pagat minimale, pritet që të jenë stimulim plotësues, edhe pse njëfish, për rritjen e konsumit. Rritja e eksportit dhe investimit do të mbetet solid, edhe pse do të ngadalësohet, që është pasqyrë e rritjes së dobët te partnerët tregtarë”, theksohet në deklaratën përfundimtare të FMN-së.

Prej atje rekomandojnë që të shfrytëzohet kjo periudhë të rritjes solide që të përtërihet hapësira fiskale, me qëllim, ashtu siç thonë, të përforcohet aftësia e ekonomisë që të ballafaqohet me goditje të ardhme.

“Në këtë kontest, planet për modifikim të elementeve nga reformat fiskale do të munden t’i varrosin disa prej përfitimeve që më janë realizuar. Duke shkuar përpara, rritja e barazisë më të madhe të të ardhurave dhe përmirësimi i standardit jetësor do të kërkojë përzierje të politikës fiskale që është në drejtim të rritjes dhe përkushtimit të palëkundur drejt agjendës ambicione për reforma strukturore”, theksojnë nga FMN.

Ekipi i FMN-së pret që pozita fiskale në vitin 2020 të jetë më e relaksuar dhe projekton që deficiti fiskal të zgjerohet prej 2.5 deri të BPV-së në vitin 2020

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button