Fshehtësia e modeleve të VS për flokë me shkëlqim

Engjëjt e “Victoria’s Secret” para se të shkojnë në gjumë në flokë vendosin vaj ulliri apo kokosi, volumin e arrijnë me shpëlarjen e përgjithshme të regjeneratorit e për kaçurrelat mund të kujdeseni pas tharjes.

Në mënyrë që edhe ju të keni flokë të shkëlqyeshëm dhe të butë me volum, të ngjashme si flokët e modeleve nga “Victoria’s Secret”, detyrimisht duhet t’i shpëlani rrënjësisht prej regjeneratorit, sepse shenjat e tij rëndojnë flokët dhe kështu humbin volumin.

Sugjerohet të përdorni shampon dhe regjenerues për flokë të dobët. Fshehtësia me të cilën këto bukuroshe arrijnë majën e bukurisë në flokë është se së pari vendosin regjeneruesin e më pas flokët i pastroni me shampon. Pasi ta thoni me peshqir, majat i spërkasni me sprej e më pas shtoni shkumën.

Kujdes me brushat
Brusha më cilësore për flokë është kombinimi i asaj me dhëmbë sintetik, përkatësisht ato të najlonit. E sa më e gjatë të jetë floku, brusha duhet të jetë më e madhe. Nëse dëshironi kaçurrela brusha duhet të jetë e rrumbullakët. Gjatë tharjes së flokëve, përmes tyre kaloni me gishtërinj, duke filluar nga rrënjët./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button