fbpx

Te Holanda të lumtur për kualifikimin e parë që nga Botërori 2014

Nuk ishte një performancë bindëse, por Holandës i mjaftoi të shtunën një barazim pa gola në Belfast ndaj Irlandës së Veriut, për të siguruar kualifikimin e parë në një turne të madh që nga Botërori 2014 dhe pjesëmarrjen e parë në një evropian që nga viti 2012.

Holandës i duhej vetëm një pikë për të siguruar kualifikimin në Euro 2020 dhe djelmoshat e Ronald Koemanit e arritën këtë me pak fat, me mbrojtje të mirë, shkruan sot “Koha ditore”.

Një arsye e madhe për këtë stabilitet në mbrojtje ishte dyshja e mbrojtjes së qendrës e përbërë nga Virgil van Dijk i Liverpoolit dhe Matthijs de Ligt i Juventusit.

Holanda kishte dështuar të kualifikohej në Evropianin 2016 dhe në Botërorin 2018. Por kjo seri e zezë mbaroi.

“Ne do të jemi sërish në turne. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Ne kemi dashur të fitonim dhe kishim rastet. E dinim se do të jetë e vështirë, por në fund u kualifikuam. Si e arritëm këtë nuk ka shumë rëndësi. Në 15 minutat e fundit Irlanda e Veriut nisi të luante më direkt, duke shpresuar në gjuajtje të lira apo kornerë. Duhej të qëndronim të vëmendshëm dhe e bëmë këtë shumë mirë. Do të jemi në Kampionat Evropian, të shijojmë këtë. Do të përgatitemi për këtë”, ka thënë Van Dijk, që me Liverpoolin stinorin e kaluar fitoi Ligën e Kampionëve.

Holanda një xhiro pa përfunduar kualifikimet zë vendin e dytë në Grupin C me 16 pikë, dy më pak se Gjermania që e kryeson grupin dhe ka siguruar po ashtu kualifikimin. Irlandës së Veriut i mbetet të sigurojë kualifikimin nëpërmjet Ligës së Kombeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button