fbpx

Rashica: Duhet të mësojmë nga gabimet që të jemi të gatshëm kundër Maqedonisë

Sulmuesi i krahut i Kosovës, Milot Rashica, tha se loja me Anglinë ka qenë e vështirë, gjë e cila është ditur që nga koha kur është hedhur shorti i grupeve, transmeton Koha.net.

“E kemi ditur që në fillim se do ta kemi të vështirë grupin, ëndrra ka vazhduar deri në ndeshjen e parafundit. I falënderojmë tifozët që na kanë përcjellë gjithandej”, deklaroi Rashica.

“Gjithë këto ndeshje që i kemi zhvilluar, kemi mësuar shumë, por duhet t’i shohim edhe gabimet që të mos i përsërisim në ndeshjen me Maqedoninë ku gjithçka mund të vendoset aty, por synimi ynë kryesor është që të kualifikohemi”, deklaroi Rashica.

Kosova u mposht në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e saj të fundit kundër Anglisë me rezultatin 0-4, duke i përmbyllur këto kualifikime me 11 pikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button