Policia për 6 orë, dënoi 203 shoferë nën ndikimin e alkoolit

Ministria e punëve të brendshme (MPB) raportoi se duke filluar dje nga ora 22:00 e deri sot në ora 04:00, ka kryer kontroll të sasisë së alkoolit te shoferët, transmeton Portalb.mk.

Për shkak të gjendjes së dehur gjatë udhëheqjes së veturës, në këtë periudhë në rajonin e Tetovës janë dënuar 20 shoferë, ndërsa 17 tjerë u dënuan për arsye tjera.

Në të njëjtën periudhë dhe për të njëjtën arsye, janë dënuar në rajonin e Gostivarit 7 shoferë, ndërsa 13 tjerë për arsye të tjera.

Në të njëjtën periudhë, edhe në gjithë Maqedoninë e Veriut janë kryer kontrolle të tilla policia, duke arritur të kapin 203 shoferë për shkak të sasisë së tepruar të alkoolit në gjak, ndërsa edhe 213 dënime tjera janë shqiptuar për arsye tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button