U lëshua në përdorim lokomotiva elektrike në Shkup

Një nga katër lokomotivat e para elektrike në vend, me vlerë 2.13 milionë euro është lëshuar në qarkullim zyrtarisht nga Ndërmarrja Publike Hekurudha-Transport, transmeton Portalb.mk.

“Lokomotiva i ka kaluar të gjitha testet dhe ka TSI certifikatë nga ana e prodhuesit, si dhe leje për qarkullim nga Zyra për siguri në trafikun e hekurudhor të RMV”, deklarojnë nga Ndërmarrja Publike Hekurudhat RMV – Transport.

Orhan Murtezani, Drejtori gjeneral i Hekurudhave-Transport bëri të ditur se deri në mes të dhjetorit do të arrijnë edhe tre lokomotivat tjera.

Sipas NP Hekurudhat RMV – Transport, lokomotiva mund të tërheqë 1600 tonë në 17 promilje, duke i plotësuar edhe kërkesat e tenderit.

Marrëveshjet për furnizimin me katër lokomotiva janë nënshkruar në janar të vitit 2017-të, ndërsa Murtezani për këtë sukses falënderoi ish-drejtorin, tashmë të ndjerin Shaban Zendelin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button