Në vendin tonë do të shënohet Dita botërore e fëmijëve të lindur para kohe

Klinika për gjinekologji dhe akusheri (KGJA) sikurse shumë shtete tjera, sot do të shënojë 17 Nëntorin – Ditën botërore të fëmijëve të lindur para kohe me moton “I lindur shumë herët: Sigurimi i kujdesit adekuat, në kohë adekuate, në vend adekuat”, transmeton Portalb.mk.

Drejtoresha e KGJA-së Viktoria Jovanovska, shefja e Repartit për kujdes intentisv (RKI) Elizabeta Petkovska dhe përfaqësuesi i organizatës qytetarë “Lulka” me fjalimet e tyre do të kontribuojnë në programin, që ka për qëllim ngritjen e vetëdijes publike në shoqëri për kujdesi ne foshnjave të lindura para kohe.

Gjithashtu planifikohet edhe program për të fëmijët të cilët kanë qenë dikur pacientë në RKI.

Përndryshe, çdo vit mesatarisht në Maqedoninë e Veriut lindin 600 foshnja para kohe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button