Ky është autori i vitit në Panairin e 22-të të Tiranës

Një fund i lumtur, një nënë e vuajtur dhe kalvari i vuajtjeve në sistemin diktatorial.

Këto tre elementë i kanë mjaftuar shkrimtarit dhe politikanit Besnik Mustafaj për ti bërë bashkë në romanin e tij “Dëmtuar gjatë rrugës”, për të cilin ka marrë çmimin e parë në mbyllje të panairit, transmeton OraNews.

Dhe vetë autori nuk kishte si ta fshehte faktin që ndihej i lumtur për këtë vlerësim.

“Të zgjidhet libri jot më i miri në 100 libra është shumë përkëdhelëse për sedrën e një autori. Romani ka në qendër nënën si figurë me kuptime të shumëfishta, konkrete dhe simbolike siç është amësia”.

Autori Korab Hoxha u vlerësua me çmimin e dytë si përkthyesi më i mirë, i cili ka përkthyer ese dhe proza të shkurtra të autores ruse Marian Cvetajeva.

Ndërsa çmimi i memories ka shkuar për Lekë Tasin për librin e tij “Grabjani rrëzë kodrave”.

Përthimi më i mirë frëngjisht iu dha Milan Kunderës për veprën e tij “Lehtësira  e padurueshme e qënies”.

Edicioni i 22-të i panairit të librit mbyllet të dielën, ku adhuruesit e librit do të kenë mundësi të blejnë librat  e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button