Këta janë kërkesat e Sindikatës së pavarur të policëve

Goce Dellçev Todev si kryetar i Sindikatës së Pavarur të Policisë (SPP), prezantoi kërkesat e sindikatës të cilën e përfaqëson si dhe problemet me të cilat po përballen anëtarët gjatë organizimit të protestës, transmeton Portalb.mk.

Njohja e sindikatës si përfaqësuese e policisë, marrëveshja e re kolektive, kushtet më të mira për punë dhe rritja e pagave për 25%, janë kërkesat e parashtruara gjatë mbajtjes së protestës para Qeverisë.

“Sot dolëm këtu të gjithë së bashku dhe themi, protestoj që përfundimisht të marrë uniformë, përfundimisht të kem pagë dinjitoze, për energji elektrike dhe ujë në të gjitha stacionet policore, për mbrojtje të përshtatshme gjatë punës, që profesionistët përfundimisht të vlerësohen se pse nuk pres një tjetër të mi zgjidh problemet, për kthimin e dinjitetit në institucionet e dhëna, për një marrëveshje kolektive të re evropiane në polici dhe policinë pyjore pasi përveç për neve, bëhet fjalë edhe për fëmijët tanë. Të mos lejojmë t’i humbasim fëmijët tanë dhe të shkojnë jashtë vendit”, deklaroi sekretari i SPP-së, Orce Kocevski.

Kërkesat sipas tyre janë për policët e gjithë sektorëve, duke përfshirë edhe policinë pyjore, të burgjeve dhe gjyqësore. Gjithashtu bëjnë me dije se ndaj anëtarëve të sindikatës janë duke u marrë procedura të shumta disiplinore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button