Përgatitjet e Era Istrefit për ceremoninë inauguruese të “Air Albania Stadium” (VIDEO)

Era Istrefi është një prej këngëtareve që do të performojë sot në ceremoninë inauguruese të “Air Albania Stadium”. Në videon e publikuar nga koreografi Albi Nako, shihet Era teksa bën provat në fushën e stadiumit të ri.

“Live it up”, që ishte kolona zanore e Botërorit “Rusi 2018”, do të jetë një prej këngëve që do të këndohet nga Era.

Këngëtarja nga Kosova do të performojë edhe dy këngë të reja për tifozët që do të jenë të pranishëm në stadium.

Mbrëmjen e sotme do të inaugurohet stadiumi më i ri në Shqipëri, “Air Albania Stadium”, me përballjen e Kombëtares shqiptare me kampionët e botës, Francën. Top Channel ka mësuar disa detaje nga ceremonia që do të zhvillohet përpara fillimit të ndeshjes dhe që është organizuar nga kantautori Ardit Gjebrea.

Himni shqiptar do të këndohet nga artistja Juliana Pasha, ndërsa artistja tjetër, Besa Kokëdhima do të këndojë himnin francez.

Era Istrefi dhe Flori Mumajesi do të jenë emrat “big” të muzikës që do të performojnë nga tre këngë për tifozët që do të mbushin shkallët e stadiumit.

Ndërkohë, 460 fëmijë do të shpalosin një koreografi të veçantë.

Për këto dhe shumë surpriza të tjera do të pritet nisja e ceremonisë, ndërsa ndeshja do të fillojë në 20:45.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button