QNR përjashtoi vëzhguesin e Nismës pasi kërcënoi zyrtarët

Qendra e Numërimit dhe e Rezultateve ka përjashtuar nga procesi i vëzhgimit Behar Amerllahun nga Nisma pasi ky kishte fyer dhe kërcënuar zyrtarët e këtij institucioni.

Burimet e Klan Kosovës thonë se Amerllahu përdori fjalë fyese dhe kërcënuese pas kontestimit të vlefshmërisë së një fletëvotimi me një nga zyrtarët. Sipas burimit ky i fundit ka thënë se ka respektuar vendimin e PZAP-së në lidhje me këtë çështje.

Për këto sjellje, thyerjes së kodit të mirësjelljes dhe kërcënimit në bazë të rregullativës atij i është ndaluar hyrja në QNR.

QNR ka kërkuar nga Nisma që vëzhguesi të zëvendësohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button