U kapën shqiptarët me 9 pako kokainë

Dy shqiptarë të pastrehë u arrestuan në zonë e  Passignano sul Trasimeno nga policia italiane në Città della Pieve, transmeton OraNews.

Shqiptarët u kapën brenda një makine, gjatë një kontrolli që synonte të godiste shitjen dhe trafikimin e drogës.

Pasi u pikasën nga policia shqiptarët, u përpoqën të arratiseshin.

Pasi u arrestuan, policia mundi të gjente një pako brenda së cilës gjendeshin 9 pako kokainë.

Kontrolli i mëtejshëm çoi në zbulimin e një shume të konsiderueshme parash të thata. Duke qenë se paratë nuk justifikoheshin dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button