fbpx

Është arratisur ish-truproja e Sasho Mijallkovit

Draganço Stoimenov i njohur si Daco Belski, ish truprojë e Sasho Mijallkovit është arratisur nga arresti shtëpiak. Siç theksojnë nga MPB-ja gjatë kontrollimit të fundit është konstatuar se ai nuk është në shtëpi.

Me urdhër të gjykatës MPB po ndërmerr masa për gjetjen e tij. “Belskit gjykata i ka shqiptuar masën e arrestit shtëpiak dhe sipas kompetencave, policia disa herë gjatë ditës bën kontrollime. Me urdhër të gjyqit menjëherë janë ndërmarrë masa dhe aktivitete për gjetjen e personit”, thonë nga Ministria e brendshme.

Stoimenov akuzohet për gjuajtje me armë zjarri në një lokal. Ky është rasti i dytë në një periudhë të shkurtër kohore kur nga arresti shtëpiak ikin të akuzuarit. I fundit që u arratis ishte vrasësi i Martin Neshkovskit Igor Spasov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button