RMV, filloristët ose të dhunshëm ose secilën ditë të tretë janë viktima të dhunës në shkollë

Në pyetjen “Sa here gjatë muajve të fundit është ushtruar dhunë mbi ty në shkollë?”, 24 për qind të nxënësve kanë thënë që janë përballur me dhunë në shkollë edhe atë, 5,1 për qind së paku një herë në javë. Kjo është vetëm një nga pyetjet të cilat u janë parashtruar 2.219 nxënësve në 12 shkolla fillore në disa komuna të Shkupit, njofton Meta, transmeton Portalb.mk.

Këtë hulumtim të detajuar në lidhje me dhunën në shkolla, e ka hartuar profesoresha në Fakultetin Filozofik Sofija Georgievska, e cila ligjëron disa lëndë, ndër të cilat edhe punë sociale me fëmijë dhe të rinj, bashkë me kolegen e saj Frosina Denkova Zafirovska, e cila është këshilltare sistemore familjare dhe psikologe e licencuar.

Në lidhje me konstatimin “Më drejtoheshin me fjalë ofenduese, më përqeshnin ose më ngacmonin në mënyrë ofenduese”, 33 për qind e të intervistuarve e kanë përjetuar këtë lloj të sjelljes së dhunshme. Për konstatimin, nxënësit tjerë qëllimisht më kanë anashkaluar dhe përjashtuar nga rrethi i tyre i shoqërisë, është vërejtur se për qindja është më e vogël në lidhje me pyetjen paraprake, por prapë se prapë, ka 23 për qind nxënës të cilëve u ka ndodhur diçka e këtillë. Për qindja e atyre nxënësve të cilët janë quajtur me fjalë ofenduese dhe të cilëve u janë komentuar apo u janë bërë gjestikulime me domethënie seksuale së paku një herë është 16 për qind. Për qindja e atyre nxënësve të cilëve u janë drejtuar me fjalë ofenduese për shkak të prejardhjes është 15 për qind.

Në një nga pyetjet “Më goditnin, më qëllonin me këmbë, më shtynin, me gjuanin apo më mbyllnin në një dhomë”, 17.7 për qind e nxënësve janë prononcuar se kanë përjetuar diçka të këtillë. Sa i përket konstatimit “Më merrnin para apo gjëra tjera, pastaj i shkatërronin”, 15 për qind e nxënësve në muajt e fundit janë ballafaquar me sjellë të këtij lloji të dhunës.

Tronditëse janë të dhënat se 27 për qind e nxënësve tash më disa vite në mënyrë konstante janë ekspozuar ndaj dhunës edhe atë 34 për qind e nxënëseve dhe 23 për qind e nxënësve. Për atë ku ndodh dhuna, 46 për qind e fëmijëve janë përgjigjur se kjo ndodh në terrene të rekreacionit, 24.8 për qind në klasë derisa i pranishëm është mësimdhënësi, 20.3 për qind derisa nuk është i pranishëm mësimdhënësit, 24.8 për qind rrugës për në shkollë.

“Perceptimi i nxënësve është që më shumë se 11 për qind e mësimdhënësve asnjëherë nuk janë përpjekur ta pengojnë dhunën, flet për kulturë të dhunës dhe mekanizëm të mbështetjes së dhunës nga ana e atyre që duhet ta parandalojnë të njëjtën. Veç kësaj, as nxënësit nuk manifestojnë ndjeshmëri më të madh për reagim ndaj dhunës, ashtu që 14 për qind përgjigjen se asnjëherë nxënësit tjerë nuk kanë ndërmarrë diçka për ta parandaluar sjelljen e dhunshme. Në pyetjen nëse ndonjë person i rritur me të cilin jeton fëmija ka denoncuar në shkollën për ta parandaluar dhunën mbi atë, 40 për qind janë përgjigjur se personat e rritur nuk kanë denoncuar dhunë që janë të dhëna tronditëse”, thotë prof. Georgievska.

Nxënësit të cilët kanë marrë pjesë në hulumtim kanë pasur mundësi të shënojnë edhe llojin e dhunës që nuk është përmendur në pyetësor, e me të cilën janë ballafaquar. Janë shënuar këto komente: “Jam bezdisur duke më sharë vazhdimisht dhe më kanë kërcënuar me rrahje. Nuk më pëlqen kur fëmijët më të rritur i keqtrajtojnë më të vegjlit. Ashtu, kur të vegjlit do të rriten do të keqtrajtojnë fëmijë të tjerë; Më bindin se kam bërë diçka, ndërsa unë s’e kam bërë atë; Mësimdhënësja mua dhe shoqeve të mia na hidhërohet më shpeshti pa arsye; Shoku im X dhe vëllai i tij Y i tallin, i rrahin i quajnë Shiptari; Kur erdha si e re në shkollë, fëmijët e rritur më rrihnin dhe mora tronditje në tru”.

“Pyetësori për hulumtim të sjelljes së dhunshme përmban 39 pyetje. Në bazë të informatave në dispozicion për gjendjet te ne, mund të konstatohet që një nga hulumtimet e para sistemore në të cilën dhuna në shkollat paraqet problem qendror hulumtimi. Konkluzionet nga ky hulumtim tregojnë që ekziston kulturë e dhunës, përkatësisht se nxënësit shumë më shpesh nuk e identifikojnë dhunën. Ajo për çka ne duhet të synojmë është ta bëjmë shkollën të jetë mjedis më i sigurt për nxënësit, nëpërmjet qasjes sistemore dhe edukim të triadës mësimdhënës, nxënës dhe prind. Duke pasur parasysh që më së shpeshti dhuna ndodh në pushim të madh, në oborrin shkollor apo në terrenet e sportit, ajo për çka duhet të përkushtojmë vëmendje është të futet zero tolerancë ndaj dhunës për të gjithë”, thotë Denkova Zafirovska.

Të dhënat tregojnë që 8 për qind e fëmijëve femra çdo ditë ballafaqohen me dhunë verbale, ndërsa 4 për qind me dhunë fizike, kërcënime dhe dhunë kibernetike. Kur bëhet fjalë për meshkujt, 12 për qind prej tyre çdo ditë ballafaqohen me dhunë verbale, 8 për qind me dhunë fizike dhe 3 për qind me dhunë kibernetike.

Ky hulumtim duhet të paraqet stimul për hulumtime të mëtutjeshme, të thelluara në fushën e dhunës – veçanërisht mbi fëmijët me pengesa në zhvillim të cilët janë në mënyrë plotësuese të rrezikuar kur bëhet fjalë për dhunën dhe abuzimin, por edhe në fushën e mbrojtjes jashtë institucionale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button