Një kamion nga Maqedonia e Veriut është përmbysur në autostradën Nish-Beograd

Një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut u përmbys mëngjesin e sotëm në orën 08:30 në autostradën Nish – Beograd, në Aleksinac, për çka komunikacioni këtë aks rrugor është ndërprerë, kumtuan nga Ndërmarrja Publike për Rrugë të Serbisë.

Sipas policisë, shoferi i kamionit me ndihmën e parë është dërguar në Qendrën Klinike të Nishit, por nuk dihet gjendja e tij shëndetësore, informon KOHA.

Për momentin nuk dihet identiteti i shoferit, e as shkaku për aksidentin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button