RDK më 15 dhjetor e mban kongresin partiak me moton “Në vijën e të parëve”

Rilindja Demokratike Kombëtare do ta mbajë kongresin e dytë partiak më datë 15 dhjetor 2019 në “Double Tree by Hilton”, në Shkup, me moton “Në vijën e të parëve”.

Nga ky kongres pritet që të dalin edhe organet e reja të partisë, zgjedhja e kryetarit të ri të partisë, Kuvendit qendror, dhe organeve tjera partiake.

“Motoja e Kongresit – “Në vijën e të parëve,” përbën përmbledhjen më të mirë të kërkimit të emëruesit të përbashkët të këtij Kongresi, se ideali ynë i kamotshëm për tu bërë zot i fatit tone, do të jetë udhërëfyesi ynë në periudhën që pason. Nëpërmes këtij manifestimi të rëndësishëm politik për të rimëkëmbur një rrugë të gjatë politike dhe kombëtare të filluar shumë dekada më parë nga shumë idealistë të gjeneratave para nesh, do të dëshmojmë se vija jonë ngelën e palëkundur në dhënien e kontributit për komb dhe fe. Rilindja Demokratike Kombëtare nëpërmjet Kongresit të saj të dytë synon të çojë përpara amanetin e rilindasve, duke synuar të realizojë objektivat e ngelura të të parëve tanë, barazinë dhe drejtësinë, duke patur parasysh se tanimë synimi i lirisë është i absolvuar. Nuk ka dilemë se ndodhemi në një kohë të sfidave dhe paradokseve të mëdha, por këto dy objektiva të të parëve tanë – barazia dhe drejtësia, do të vazhdojnë të jenë preokupim i gjeneratave të reja, dhe i këtij Kongresi të dytë të RDK-së”, thonë nga partia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button