Erdogan përgëzoi kombëtaren për kualifikimin dhe i thuri elozhe Shqipërisë: Dua vendin e parë, Franca ndalet

Turqia ka siguruar matematikisht kualifikimin për në Euro 2020 pas barazimit me Islandën në fushën e saj 0-0.

Por ata ndodhen në vendin e dytë me dy pikë më pak se Franca, të cilës i ka marrë një fitore dhe një barazim në ndeshje direkte.

Ndeshja e fundit është me një kundërshtar të dobët, Andorrën dhe tri pikët janë thuajse të sigurta, transmeton Top Channel.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka përgëzuar lojtarët e kombëtares dhe i ka kërkuar atyre vendin e parë.

Kjo nuk varet nga ata, por pikërisht nga kombëtarja shqiptare.

Erdogan i ka thënë lojtarëve të tij se Shqipëria do të jetë shumë e motivuar sepse luan në stadiumin e ri dhe ai është i bindur që ne do ti ndalim “Gjelat”.

Në rast fitoreje të turqve dhe ndalesë të Francës, ata kalojnë në vend të parë edhe po e mbyllën me pikë të barabarta pasi kanë fituar në ndeshje direkte.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button