Protesta në Bolivi, 5 të vdekur

Mbështetësit e ish-presidentit të Bolivisë, Evo Morales kanë dalë në protestë ku janë përleshur me forcat e sigurisë.

Agjencia Associated News raporton se nga protestat kanë mbetur të vrarë 5 persona, diçka e cila nuk konfirmohet nga autoritetet e Bolivisë, transmeton Top Channel .

Një mjek në qytetin qendror të Sacaba tha që shumica e të vrarëve dhe të plagosurve të premten kishin plagë plumbash.

Kujtojmë që Morales dha dorëheqjen të dielën i detyruar nga protestat masive që filluan pas zgjedhjeve presidenciale. Ai mori azil politik në Meksikë me pretekstin se i rrezikohet jeta në Bolivi.

Presidentja e vetëshpallur Jeanine Áñez, ka bërë akuza duke thënë se në qoftë se Morales kthehet në Bolivi do të ndiqet penalisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button