Në vend të drejtorëve, më shumë para për institucionet pa “krerë” në buxhetin e ri

Si planifikohen buxhetet e institucioneve shtetërore dhe si vendoset kush do të fitojë më pak, e kush më tepër mjete është çështje që meriton vëmendje pasi Qeveria në propozim-buxhetin për vitin 2020 u ka ndarë më shumë para tre institucioneve të cilat për shkak të mosmarrëveshjeve politike një kohë më të gjatë janë pa drejtorë, tregon vazhdimi i ri nga analiza e “Meta.mk” mbi propozim-buxhetin për vitin 2020, transmeton Portalb.mk.

Bëhet fjalë për Drejtorinë për mbrojtjen e të dhënave personale (DMDhP), Komisionin për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë tek informatat me karakter publik dhe Entin Shtetëror për Auditim (EShA) të cilat për arsye se nuk kanë drejtorë me muaj janë të bllokuar në punën që shkakton ngecje në realizimin e të drejtave themelore të qytetarëve siç janë mbrojtja e të dhënave personale, qasja tek informatat dhe këqyrje në punën financiare të institucioneve që i kontrollojnë auditorët.

Më saktësisht, në propozim-buxhetin për vitin 2020 Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale ka fituar 20,8 milionë denarë, që është rritje në krahasim me buxhetin vjetor prej 16,7 milionë denarë. Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë tek informatat me karakter publik, që në propozim-buxhetin është tash më e riemërtuar në Agjenci ka fituar 17 milionë denarë që është më shumë në krahasim me 15,2 milionë denarë sa i janë ndarë këtë vit. Enti Shtetëror për Auditim, në anën tjetër, ka fituar “rritje” të buxhetit nga 93,7 milionë denarë në 107,7 milionë denarë për vitin e ardhshëm.

Përgatitja e buxhetit shtetëror është e rregulluar me Ligjin për buxhet ku është theksuar roli i udhëheqësve të institucioneve në komunikimin me Ministrinë për financa gjatë përgatitjes së buxheteve vjetore të institucioneve.

Përkatësisht, në nenin 19 të Ligjit thuhet që Ministria e financave më së shumti deri më 15 qershor, shfrytëzuesve buxhetor të pushtetit qendror dhe fondeve u dërgon instruksione në formë të cirkularit buxhetor. Udhëheqësi i shfrytëzuesit buxhetor ua dorëzon cirkularin shfrytëzuesve buxhetor. Në nenin 22 thuhet që udhëheqësit e shfrytëzuesit buxhetor, propozimin e kërkesave buxhetore i dorëzojnë në Ministrinë e financave më së shumti deri më 1 shtator të vitit rrjedhës.

Në të, shtohet që për shfrytëzuesit buxhetor të pushtetit qendror dhe fondeve të cilat nuk kanë parashtruar kërkesë buxhetore në këtë afat, Ministria e financave në emër të tyre harton propozim të buxhetit.

Megjithëse ligjvënësi ka lënë mundësi Ministria vet t’i formojë buxhetet e institucioneve të cilat janë shfrytëzues buxhetor, kjo nuk duhet të mbetet praktikë duke e pasur parasysh atë që është e pamundur nëpunësit në financat t’i dinë nevojat, programet dhe problemet e institucioneve prej së afërmi siç i dinë udhëheqësit.

Përndryshe, organizatat mediatike dhe joqeveritare në periudhë më të gjatë i theskojnë dëmet që shkaktohen nga mosfunksionimi i këtyre tre institucioneve.

Elena Stojanovska, analiste nga Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, thotë se mungesa e udhëheqësish në Drejtorinë për mbrojtjen e të dhënave personale tash më gjashtë muaj paraqet çrregullim të punës së këtij institucioni në më shumë nivele.

Cenimi i drejtpërdrejtë i punës së ndonjë organi i cili kompetencën themelore të vet e ka mbrojtjen e një të drejte fondamentale, e drejta e privatësisë është para se gjithash në pamundësinë Drejtoria të zbatojë mbikëqyrje të rregullt inspektuese. Mbikëqyrja e rregullt inspektuese është kompetencë themelore në Planin për punë të Drejtorisë që në këtë situatë, tash më gjashtë muaj nuk zbatohet. Këto gjashtë muaj në moszbatim të mbikëqyrjes së rregullt inspektuese, janë një lloj vakum periudhe në të cilën Drejtoria nuk ka këqyrje çfarë ndodh në terren”, thotë Stojanovska.

Ajo thekson që ngecje tjetër ndodh edhe në harmonizimin e ligjeve sektoriale me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. Përkatësisht, Drejtoria ka kompetencë të jep mendim për propozim ligje dhe urdhëresa në të cilat duhet të implementohen parimet themelore për mbrojtjen e të dhënave personale si dhe masa teknike dhe organizative për mbrojtjen e të dhënave personale.

“Në gjashtë muajt e kaluar, Drejtoria nuk është në gjendje formale-juridike të prononcohet për asnjë propozim ligj, pra me atë frenohet edhe procesi i harmonizimit të legjislacionit të përgjithshëm me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale” thotë Stojanovska.

Nëse kjo situatë shqyrtohet nga perspektiva e BE integrimeve të vendit, shton ajo, seriozisht shqetëson fakti që më shumë se një vit është punuar në tekstin e Ligjit të ri për mbrojtjen e të dhënave personale në të cilin tërësisht transponohet edhe Rregullorja e Përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave personale (General Data Protection Regulation), aplikimi i të cilës pas miratimit gjithashtu do të vihet në pikëpyetje.

“Vëllimi dhe kompleksiteti i GDPR detyrimisht kërkon qasje strategjike në edukimin e kontrollorëve për aplikim adekuat të Ligjit të ri për mbrojtjen e të dhënave personale, ndërsa Drejtoria deri në emërim të udhëheqësish së re nuk është në gjendje të zbatojë edukime dhe çfarë do aktiviteti për ngritje të vetëdijes për të drejtën për mbrojtjen e të dhënave personale”, thotë Stojanovska.

Sipas asaj, në këtë periudhë të vitit zakonisht miratohet edhe Plani vjetor për punë për vitin e ardhshëm, fillohet edhe me përgatitje të raportit të punës për vitin e kaluar.

“Këto procese nuk mund të fillojnë as të mbarojnë pa udhëheqësi në institucionin kështu që me atë drejtpërsëdrejti rrezikohet procesi i planifikimit strategjik për aktivitetet e ardhshme, por edhe të llogaridhënies për punën e kryer deri tani”, thotë Stojanovska.

Goce Tërpkovski, gazetar hulumtues me përvojë shumëvjeçare i cili punon në “Prizma”, pjesë e Rrjetit Ballkanik të Reporterëve Hulumtues (BIRN) thotë se mosfunksionimi i Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje te informatat me karakter publik dhe mos themelimi i Agjencisë që me ligjin e ri duhet t’i ndërmerr këto kompetenca më së shumti i godet gazetarët, organizatat qytetare, hulumtuesit dhe personat tjerë që kanë nevojë të vijnë deri te të dhënat dhe dokumentet nga institucionet publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button