Deskoska i bëri thirrje Xholevit të reagojë për lëndët e vjetruara në Gjykatën e tij

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska gjatë reagimit të saj për protestën e administratorëve gjyqësor, ka kërkuar nga kryetari i Gjykatës Penale në Shkup, Ivan Xholev të reagojë për lëndët e vjetruara, e jo t’u japë mbështetje protestuesve për rritje të pagave, transmeton Portalb.mk.

“Pres sinqerisht që kryetari i Gjykatës Penale në Shkup të dalë me protestë, ndikim mbi kolegët e tij sepse disa gjykime nuk caktohen pas tre muajve, pse vjetrohen lëndët në gjykatën e tij. Këto janë dilema dhe pyetje të cilat i parashtron opinioni dhe për të cilat pret përgjigje. Këto janë pyetjet të cilat i interesojnë opinionit. Përndryshe është shumë lehtë të protestoni dhe t’i jepni mbështetje dikujt që proteston”, tha Deskoska.

Kjo deklaratë vjen ngaqë paraprakisht ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, i cili gjendet në azil në Hungari, Nikolla Gruevski i shpëtoi gjykimit në rastin e Prokurorisë Speciale Publike, “Trajektorja”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button