Administrata gjyqësore sot protestoi, Deskoska: U dëgjohet zëri vetëm kur bëhet fjalë për ndarje të parave (VIDEO)

Administrata gjyqësore në Maqedoninë e Veriut sot ka protestuar, duke kërkuar paga më të larta dhe status të punës më të mirë, të cilin akt e ka kritikuar ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, pasi siç tha ajo, gjyqësori e ngrit zërin vetëm kur duhet të ndahen para, transmeton Portalb.mk.

Administrata gjyqësore ka protestuar, duke i bllokuar gjykatat për dy orë. Ata shprehën revoltë kundër Këshillit gjyqësor buxhetor, për siç thonë sepse punon vetëm në favor të gjykatësve dhe se në mënyrë të paligjshme ndanë bonuse vetëm për gjykatësit, ndërkaq administratorët i harrojnë.

“Revolta është e madhe. Ne nuk duam t’i kontestojmë as pagat, as bonuset e gjykatësve, por e kontestojmë për raport johuman nga ana e atyre të cilët vendosin për shërbimin gjyqësor, sepse marrëveshja ishte se bonuse duhet të marrin të gjithë njëjtë në bazë të përqindjes, dhe kjo ishte vetëm dy muaj”, tha Peco Grujovski.

Ndaj protestës ka reaguar ministrja Renata Deskoska, e cila deklaroi se është e pakëndshme se kur mes grupeve në gjykata ka dallime për ndarjen e mjeteve për të cilat vetë vendosin, që në praktik do të thotë zhurmë dhe konflikt për para.

“Më vjen keq që nuk kemi dëgjuar qëndrim nga sfera gjyqësore për çështjet për të cilat ata e kanë besimin më të ulët në publik. Pritëm reagime edhe nga gjykatësit, nga kryetarët e gjykatave dhe nga administrata e tyre për dyshime për aktivitete kriminale nga individë nga radhët e tyre, për të cilët nuk pamë përndjekje penale. Dëgjuam për shembuj ku gjykatësit vozisin automobila më të mirë nga gjykatës të tjerë, dëgjuam për biznes ndërmjet gjykatësve, prokurorëve dhe avokatëve, dhe për atë pritëm reagim, si nga Prokuroria por edhe nga Këshilli Gjyqësor. Për fat të keq, nga gjykatat dëgjojmë zë vetëm kur bëhet fjalë për ndarje të parave”, tha Deskoska.

Në protesta gjithashtu u shpreh revoltë edhe për jotransparencë të Këshillit Gjyqësor buxhetor, për çfarë kanë kërkuar nga Ministria e Drejtësisë të iniciojë ndryshime ligjore për riorganizim të administratës gjyqësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button