Të rinjtë e RMV-së lehtë bien pre e dezinformatave nëpërmjet mediave sociale dhe internet portaleve

Të rinjtë në përgjithësi janë të vetëdijshëm për problemin me vërtetësinë e burimit ose kualitetit të një lajmi, por lehtë bien pre e dezinformatave të marra nëpërmjet mediave sociale dhe internet portaleve të cilat janë burimi i tyre kryesor për informim. Kjo është vetëm një konkluzion prej rezultateve të fituara nga hulumtimi “Mendimi kritik dhe shprehitë e informimit te të rinjtë”, e zbatuar në kuadër të projektit “Me mendim kritik deri te qytetarët me aftësi mediatike – Krithink”.

Prezantimi i rezultateve hulumtuese është mbajtur në kuadër të pjesës së parë të konferencës përfundimtare “Ditët e arsimimit mediatik 2019” në hapësirat e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale në Shkup.

Hulumtuesi Aleksandar Stojanovski nga partneri i projektit “Eurothink”, theksoi se lëndë e këtij hulumtimi ka qenë aftësia e të rinjve për mendim kritik dhe marrëdhënia ndaj mendimit si proces njohës, por edhe arsimimi mediatik, marrëdhënia ndaj mediumeve dhe interaksioni me llojet e ndryshme të mediumeve dhe informatave. Hulumtimi është zbatuar nëpërmjet anketës dhe testimit të 300 studentëve gjatë tërë vitit shkollor 2018-2019.

Stojanovski ka theksuar se në lidhje me shprehitë mediatike dhe standardet informative, të rinjtë informatat i marrin kryesisht nga interneti dhe sipas testeve logjike, mund të vihet në përfundim se nuk janë mjaftueshëm të përgatitur për mendim kritik.

Në pjesën e kuptimit për atë se çfarë janë burime të besueshme të informacioneve, një pjesë e madhe e të rinjve vlerësojnë se Uikipedia, e cila është platformë e prekshme nga manipulimet, është burim i besueshëm i informacioneve.

Prezantimi i hulumtuesve është publikisht e qasshme në pjesën e “hulumtimeve” në kuadër të e-Bibliotekës në ueb-faqen “Krithink”, të projektit që e zbaton Fondacioni “Metamorphosis” dhe “Eurothink” me mbështetje financiare të Bashkimit Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button