Meta: I kënaqur që bëra ceremoninë e betimit të tre anëtarëve të Kushtetueses

Presidenti Ilir Meta nga forumi për barazinë gjinore ka shprehur kënaqësinë që mori pjesë në ceremoninë e betimit të 3 anëtareve të reja të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se roli i grave në shoqëri është i fuqishëm, njofton Ora News.

Meta theksoi se përfaqësimi i grave në institucione është i mirë, përfshirë Gjykatën Kushtetuese dhe Parlamentin.

Ilir Meta: “Jam i kënaqur që dje pata kënaqësinë të bëj ceremoninë e betimit të tre anëtareve të reja të Gjykatës Kushtetuese. Kam qenë zë inkurajues i grave dhe vajzave në jetën shoqërore, politike dhe kudo. Vetëm gratë e bashkuara dhe të rinjtë e bashkuar mund ta çojnë përpara Shqipërinë. Roli i grave në këtë aspekt është edhe më i fuqishëm. Janë shumë të rëndësishme sepse kanë rolin më të madh në kujdesin ndaj familjes. Ka disa pabarazi por duhen rregulluar me politika.

Nuk jemi keq në përfaqësim institucional të grave dhe vajzave. Përfshirë edhe rastin e Gjykatës Kushtetuese, apo edhe në Parlament. Janë bërë politika nxitëse për të rritur pjesëmarrjen e tyre.

Në rastin konkret vështirësohet për u garantuar sepse e dimë që shumica e grave punojnë punë të vështira me të ardhura të pakta. Dhe kjo e bën të vështirë kontributin e tyre financiar, kufizon përkushtimin e tyre ndaj familjes dhe i vendos në pozitë stresuese. Duhet të kemi tolerancë 0 ndaj dhunës ndaj grave.”

Para kreut të Kuvendit u betuan të enjten në një ceremoni tre anëtare të Kushtetueses.

Fillimisht u betua Elsa Toska, që u bë anëtarja e dytë pas Besnik Muçit.

Pas saj vijuan betimin Fiona Papajorgji dhe më pas Marsida Xhaferllari.  Kjo e fundit është plotësimi i vakancës së dytë të Presidentit që zëvendëson ish-gjyqtaren, Altina Xhoxhaj.

Por betimi i Xhaferllari ka sjellë ngërç në Gjykatën Kushtetuese, pasi njëkohësisht është betuar tek noterja edhe Arta Vorpsi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button