Tetovë, një person ka humbur jetën nga zjarri

Sot rreth orës 04:00 pas mesnate është përhapur zjarr në barakat e improvizuara afër qendrës sportive në Tetovë. Ekipet e zjarrfikësve pas shuarjes së zjarrit kanë vërejtur një trup të pajetë dhe të djegur brenda barakës. Trupi është dërguar për identifikim dhe autopsi në Shkup, shkruan Portalb.mk.

Nga Sektori për punë të brendshme (SPB) Tetovë, e kanë konfirmuan rastin.

“Sot (14-nëntor) rreth orës 04 e 35 minuta në SPB-Tetovë, është denoncuar zjarr në një barakë të improvizuar prej druri, e cila gjendet në rrugën ,,Lubo Bozhinovski,, në afërsi të sallës sportive në Tetovë. Nga zjarri është djegur tërësisht baraka, kurse nën djegurinat është gjetur i djegur (karbonizuar) trupi i pajet i një mashkulli. Prokurori publik, ekipi nga SPB Tetovë dhe mjeku ligjorë, kanë kryer inspektimet komplete në vendin e ngjarjes, kurse me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dorëzuar për identifikim dhe autopsi në Institutin për mjekësi ligjore në Shkup”, thanë nga Sektori për punë të brendshme, Tetovë.

Portalb.mk jozyrtarisht mëson se në barakat të cilat janë djegur, kanë jetuar persona të pastrehë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button