Sot mot i vranët, priten reshje shiu

Sot në Maqedoni do të mbajë mot i vranët dhe me erë, si dhe me reshje shiu. Do të fryjë erë juglindore, ndërsa në pjesën perëndimore të vendit, erë jugperëndimore.

Temperaturat e mëngjesit, sipas meteorologëve, do të sillen prej 2 deri në 9 gradë, ndërsa ato maksimale prej 7 deri në 15 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm, me reshje shiu dhe erë nga drejtimi veriperëndimor. Temperaturat do të arrijnë deri në 12 gradë Celsius./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button