U anulua gjykimi për vrasjen e Pinos

Në Gjykatën Penale të Shkupit sot është anuluar gjykimi për vrasjen e Pino Sekondo. Arsyeja për anulimin është se avokati i të akuzuarës Angella Gjorgjievska ka kërkuar kohë për t’i shikuar provat, për çka ashtu siç tha, në vend 8-të ditëve nga pranimi i ftesës, kanë kaluar vetëm 4, njofton Portalb.mk.

Prokurorja Lidija Raiçeviq, tha se nuk mundet mbrojtja të përgatitet për 4 ditë përpara fjalëve hyrëse.

“Çdo anulim i çdo gjykimit është dëm dhe harxhim për Buxhetin dhe krijon përshtypje të keqe i cili nuk shkon në dobi të askujt, a së paku ndaj të akuzuarës”, tha Raiçeviq.

Pasi që gjykatësja Lenka Davitkova, e ka anuluar gjykimin, nëna e Pinos, Maja Trpkovska, bashkë me një klerik, që ishin të pranishëm, në mënyrë demonstrative e kanë lëshuar gjykatoren. Seanca është anuluar për më 27 nëntor.

Vrasja ka ndodhur më 11 dhjetor të vitit 2018-të. Në atë natë, e akuzuara Angella e ka mashtruar Pinon që të takohen në lagjen Gjorçe Petrov.

Kur ka arritur, aty ka ardhur edhe i akuzuari për vrasjen Ali Furkan, i cili ka bartur me vete pistoletë. Furkani e ka lënë automjetin “Opel Askona” dhe me “Shkodën” e Pinos janë drejtuar drejt qarkores në Haraçinë.

Atje janë ndalur në një vend dhe fillimisht janë kacafytur dhe rrahur, ndërkaq në një moment Furkani me pistoletë e ka vrarë Pinon në kokë. Pas vrasjes, Ali Furkan, me ndihmën e Angella Gjorgjievskës, e kanë futur trupin e Pinos në bagazh të veturës dhe janë drejtuar për në Luboten.

Zhdukjen në stacionin e policisë e ka lajmëruar nëna e tij. Pas pesë muaj hetim, më 29 prill të këtij viti mbi fshatin Luboten është gjetur trupi tij i pajetë, i cili ishte varrosur në një gropë.

Më 31 maj të këtij viti, MPB deri te Prokuroria e Shkupit ka dorëzuar padi penale kundër dashnores së të ndjerit dhe Ali Furkanit për kryerjen e veprës penale “vrasje”. Gjatë kohës së hetimit, Ali Furkan ka ikur nga Shkupi. MPB po e kërkon me fletëarrest ndërkombëtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button