fbpx

Tërmet 7.1 ballë në Indonezi, u dha alarmi edhe për cunam

Një tërmet i fuqishëm ka goditur provincën Maluku në Indonezi.

Tërmeti ishte me magnitutë 7.1 ballë. Agjencia indoneziane e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës (BMKG) njoftoi epiqendra e tërmetit ishte regjistruar 137 kilometra në veri të qytetit Jailolo në një thellësi prej 73 kilometrash, transmeton Top Channel.

Pas tërmetit autoritetet dhanë alarmin për cunam.

Të paktën 36 persona kanë humbur jetën nga tërmeti me magnitudë 6,8 ballë të shkallës Rihter që goditi kryqytetin e provincës Maluku, Ambon më 26 shtator.

Kujtojmë që Indonezi është një ndër vendet që rrezikohet dhe goditet shumë shpesh ka dukuri të tilla natyrore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button