Ende s’është formuar, Agjencinë e re për informata me karakter publik e presin 680 ankesa (Infografik)

Megjithëse ende nuk është formuar, Agjencinë për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik do ta presë shqyrtimi i 680 ankesave të parashtruara, që është 180 më shumë se vitin e kaluar, kur kishte 500 ankesa, transmeton Portalb.mk.

Sipas të dhënave që i disponon Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik, deri më 11 nëntor te ata kanë arritur 715 ankesa. Vetëm 35 prej tyre kanë arritur të zgjidhen deri në mbledhjen e 13-14 shkurtit të Këshillit, e kurse të pazgjidhura mbeten edhe 680.

“Numri i ankesave në Komisionin tonë gjatë vitit 2019 janë gjithsej 715. Prej tyre, 35 janë zgjedhur deri në mbledhjen e fundit që është mbajtur më 13-14 shkurt, e kurse të pazgjidhura kanë mbetur edhe 680 ankesa”, njoftuan nga Komisioni.

Numri i ankesave të pashqyrtuara ka arritur rritje, ngaqë Komisioni nuk ka Këshill i cili do t’i shqyrtojë të njëjtat, e kurse ndërkohë është miratuar Ligji i ri për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik i cili parasheh formim të Agjencisë. Ligji parashihet të hyjë në fuqi më 30 nëntor, gjë e cila do ta pengojë Komisionin aktual të veprojë ndaj ankesave, sepse me ligjin për të përgjegjëse do të jetë Agjencia. Agjencia formohet pasi të emërohet drejtori dhe zëvendësdrejtori në Kuvendin e Maqedonisë. Megjithatë, edhe pse janë bërë më shumë se 5 muaj nga miratimi i ligjit dhe vetëm dy javë na ndajnë nga hyrja në fuqi e tij, në Komisionin për zgjedhje dhe emërime në Kuvend, partitë assesi nuk po arrijnë të merren vesh.

Me ligjin e ri, do të rritet edhe numri i institucioneve a subjekteve juridike që do të obligohen të përgjigje në kërkesën për qasje të lirë në informata me karakter publik, megjithëse numri i saktë ende nuk dihet, sepse Komisioni aktual nuk ka realizuar vlerësim. Kjo pritet ta rrisë edhe më shumë numrin e ankesave, ndaj të cilave nuk do të vendos më Këshilli me shumicë, por shërbimi profesional i Agjencisë dhe drejtori dhe zëvendësdrejtori i saj.

“Ende nuk e dimë saktë sa do të jetë numri i institucioneve që do t’i përfshijë ligji i ri, sepse ky ligj ende s’ka filluar të implementohet, ngaqë Kuvendi ende nuk ka emëruar drejtor dhe zëvendës-drejtor, por sigurisht që do të jetë më i madh sesa numri aktual”, thanë nga Komisioni.

Sipas të dhënave në uebfaqen e këtij Komisioni, numri i institucioneve bartëse të informatës me karakter publik arrin deri në 686.

Zgjedhja e drejtorit do të hapte rrugën e funksionalizimit të Agjencisë dhe implementimin e Ligjit të ri që pritet të hyjë në fuqi më 30 nëntor të 2019-s, por kjo është peng i “mosmarrëveshjeve politike”. Sipas gazetarëve dhe njohësve të çështjes të transparencës, tërë kjo situatë hapë mundësinë për ndryshim të Ligjit në fjalë.

 

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.
Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button