Presidenti Pendarovski do përpiqet të krijojë fond nacional për mbrojtjen e mjedisit jetësor

Në takimin me organizatat joqeveritare ekologjike, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka deklaruar se do të përpiqet të krijojë fond nacional për mbrojtjen e mjedisit jetësor, transmeton Portalb.mk.

“Mbrojtja e mjedisit jetësor do të jetë në rend dite të Këshillit të sigurisë i cili do të mbahet në mesin e dhjetorit. Strategjinë e mbrojtjes e kthej në procedurë, me qëllim që në të të futet pika për siguri ekologjike. Gjithashtu, do të përpiqem të krijohet fond nacional për mbrojtjen e mjedisit jetësor, dhe në kuadër të sistemit arsimor të futen orë mësimore obligative, nëpërmjet të cilave nxënësit do ta kuptojnë rëndësinë e mjedisit jetësor shëndetësor”, ka shkruar në rrjetin social “Fejsbuk”, Pendarovski.

Ai ka deklaruar se ndotja e mjedisit jetësor na tangon të gjithëve, dhe për këtë kërë problem do ta zgjidhim nëpërmjet bashkëpunimit dhe koordinimit reciprok.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button