fbpx

​U prezantua kimonoja që do të përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike

Është prezantuar kimonoja që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Kimonoja është dizajnuar nga japonezja, Naoe Kawamura, e cila e ka bërë kimononë me ngjyra të flamurit të Kosovës, përcjell Koha.net.

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Fazli Gajraku tha se është i lumtur për këtë gjë, sepse kjo kimono në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” do të tregojë identitetin e Kosovës.

“Kam nderin e veçantë se sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës të prezantohet një nga elementet me simbolik dhe veçues të kulturës dhe stilit japonez, kimono me motive nga Kosova. Siç e dimë kimono vlerësohen dhe veçohen me simboliken e tyre, stilin, lëvizjen, ngjyrat dhe materialin se bashku zbulojnë identitetin të atij që e vesh. Kimono që prezantohet sot zbulon një pjesë të identitetet e Kosovës”, deklaroi ai.

Ndërkohë zëvendës ministrja e kulturës, rinisë dhe sportit, Leonora Morina-Bunjaku tha se është falënderuese dhe mirënjohëse që Japonia dhe Kosova kanë arritur frymën e bashkëpunimit.

“Kimonoja veshje tradicionale japoneze tashme e dizajnuar me motive nga Kosova me promovim të trashëgimisë kulturore nga zonja e nderuar dhe shumë e respektuar Naoe Kawamura, do të përfaqësojë gjithashtu republikën e Kosovës në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike ‘Tokio 2020’ në Japoni. Falënderues dhe mirënjohës që Japonia dhe Kosova viteve të fundit kanë arritur frymën e bashkëpunimit dhe kanë shkëmbyer përvoja të ndryshme”, u shpreh ajo.

Ndërkohë presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani tha se ngjyrat e kimonos janë shumë të dashura, sepse me këto ngjyra Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike Rio 2016.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button