RMV, prokurorë dhe gjyqtarë të paaftë dhe krimi i pandëshkuar

Pengesat ligjore, proceset e gjata gjyqësore, përdorimi i të gjitha mundësive nga mbrojtja, shumë prova nga prokurorët janë, sipas atyre që kanë njohuri, pjesë e gabimeve për shkak të të cilave ndodhë që çështjet të vjetrohen. “Trajektorja” e ka zvogëluar besimin në sistemin ligjor, prandaj dhe sugjerohet ndryshim i ligjeve dhe vetingu, shkruan Portalb.mk.

Gati dy vjet gjykim dhe 33 seanca dëgjimore, gjashtë prej të cilave ishin shtyrë, nuk ishin të mjaftueshme që gjykata të sjellë aktgjykim për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, i cili tani është azilant në Hungari. Pasi çështja është vjetruar dhe çështja e tij ka dështuar, shteti do të duhet të mbulojë shpenzimet e tij për avokatët.

Sipas vlerësimeve, të atyre që kanë njohuri për këto punë, nëse merren parasysh çmimorja e tarifave të avokatëve, paratë që shteti do të duhet të mbulojë për mbrojtësit e Gruevski janë më shumë se 25.000 euro. Por, përveç këtij dëmi në buxhet, dëm i i shkaktohet edhe besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Sipas avokatit Aleksandar Tortevski, arsyet për këtë janë të shumta. Ai sugjeron që mbase nevojiten edhe ndryshime legjislative me të cilat do parashikohen dënime më të larta për kriminalitet nga zyrtarë të zgjedhur dhe të emëruar dhe që afatet për vjetrimin e atyre çështjeve të zgjasin më tepër.

“Por problemi ynë kryesor është mosfunksionimi i institucioneve. Në këtë rast, më herët, gjatë qeverisjes së Gruevskit, derisa Marko Zvrlevski u zëvendësua dhe u krijua PSP-ja, afatet për vjetrim kanë rrjedhë dhe nuk janë ngritur fare procedura për faktin që është humbur koha.  Është gjithashtu gabim që PSP-ja e akuzon atë për marrje të shpërblimit për ndikim antiligjor në vend të abuzimit të pushtetit dhe autoritetit. Ky është gabim, dhe nëse kjo është bërë rastësisht ose me qëllim nuk mund ta paragjykoj”, thotë Tortevski.

Dhe Natali Petrovska nga Koalicioni të gjithë për gjykim të drejtë beson se nevojiten ndryshime legjislative për të ashpërsuar kushtet për zyrtarët sepse, siç thotë ajo, nëse ndodh edhe ndonjë rezultat i këtillë me atë përfundimisht do të rrënohej besimi në gjyqësor.

“Në vendin tonë, proceset e reformës kanë filluar në drejtim të ndryshimit të rregullores, por jo edhe në drejtim të ndryshimit të personelit njerëzor që ka qenë gjatë 10-15 vitet e fundit. Sipas meje do të ishte e nevojshme një lloj zgjidhje në drejtim të vetingut dhe vlerësimit të gjyqtarëve sepse po na ndodhin sërish gjëra nga e kaluara”, thotë Petrovska.

Pse dështoi “Trajektorja”?

Koalicioni i Petrovskës monitoron një numër çështjesh gjyqësore, ndër të cilat janë të gjitha çështjet që i drejton Prokuroria speciale publike. Ajo thotë se nuk është e pazakontë që të dështojnë gjykimeve për shkak të vjetrimit.

çështjen konkrete Trajektorja gjykimi kishte rrjedhë normale, por kishin kaluar tre ose katër muaj nga fillimi i gjykimit deri në seancën e deklaratës për hapje, seancat dëgjimore ishin shtyrë me kërkesë të palëve dhe vetëm një me kërkesë të prokurorit publik. Gjykimi, thotë Petrovska, ashtu si në çështjet tjera të PSP-së është shtyrë edhe për shkak të vëllimit të madhe të provave materiale për të cilat është dashur kohë për tu paraqitur.

Ndërsa, sipas Tortevskit, edhe paraqitja e shumë provave është gabim.

“Është gjithashtu një gabim i madh, është injorim i çështjes, posedim i ndjenjës së pasigurisë dhe për atë gjykata mbulohet me prova. Nëse i jepni gjykatës mijëra faqe, atëherë do ta kryeni praktikisht punën e mbrojtjes për të kërkuar të drejtën ligjore për t’i studiuar ato dhe ajo gjë kërkon kohë”, Tortevski.

A do të dështojnë edhe shuplakat në Qendër?

Petrovska beson se ka mundësi që kjo të ndodhë edhe për çështje të tjera që i drejton Prokuroria speciale publike.

“Është çështje e administrimit të procedurave gjyqësore nga gjykata dhe bashkëpunimi nga palët në procedurë, mbrojtja dhe prokuroria. Nëse ndonjëra palë ka tendencë të zgjasë procedurën dhe të përdorë mekanizmat e parashikuar me ligj, atëherë është e sigurt që do ta shfrytëzojë atë mundësi dhe se në një të ardhme të parashikueshme do t’i afrohemi mundësisë së vjetrimit “, thotë Petrovska.

Ajo shton, megjithatë, që kjo mund të ndodhë edhe në çështjen “Shuplakat në Qendër”, ndërsa për çështjet tjera të PSP-së parashikohen dënime më të larta, ashtu që ka më shumë kohë për vjetrim të veprës penale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button