Tetovë, “Lagjja e Studentëve” më e “përshtatshme” për qentë endacak dhe përdoruesit e drogës (VIDEO)

Lagjja “Vidoe Smilevski Bato” është vetëm dy minuta larg Universitetit të Tetovës. Edhe pse banohet kryesisht nga studentë, kjo lagje është në gjendje të mjerueshme. Për të arritur në kohë në ligjëratë, këta studentë duhet të jenë të përgatitur me çizme dimri si dhe maska kundër infeksioneve të ndryshme që mund të vijnë nga mbeturinat. Komuna e Tetovës nuk përgjigjen për se çfarë kanë ndërmarrë për këtë, raporton Portalb.mk.

Përveç mungesës të një biblioteke të qytetit, kinemaje apo aktiviteteve të mirëfillta kulturore, një numër i madh i studentëve në Tetovë përballen me mungesën e kushteve elementare. Jo më larg se dy minuta nga Universiteti i Tetovës, lagja e cila banohet kryesisht nga studentë të huaj është lënë në mëshirë të fatit.

Infrastrukturë tejet e rrënuar, mbeturina të lëna gjithandej, qen endacak, përdorues të drogës në secilin cep si dhe mungesa e ndriçimit në pjesën më të madhe të lagjes, këto janë vetëm disa nga problemet të cilat i shoqërojnë studentët banorë të kësaj lagje.

VIDEO nga “Lagjja e Studentëve” në Tetovë, e incizuar më datë 14,11,2019.

Bujar Islami, student i cili banon në këtë lagje për Portalb.mk potencoi se tani disa vite kanë kërkuar nga Komuna e Tetovës të intervenojnë në këtë lagje, mirëpo kërkesat e tyre kanë hasur në vesh të shurdhër.

“Lagjja nuk ka ndriçim dhe përbën rrezik për banorët e lagjes e sidomos për një numër të madh të studentëve të cilët banojnë këtu, gjithashtu ka mungesë të shërbimeve komunale për pastrimin e mbeturinave, dhe komuna besoj qe duhet të ndërmerr diçka për qentë endacak, pasi një numër i madh i tyre sillen në këtë lagje, një ditë madje u sulmua një fëmijë” tha Bujar Islami për Portalb.mk.

Redaksia e Portalb.mk u mundua sot disa herë të marrë përgjigje nga Komuna e Tetovës në lidhje me këtë, mirëpo të njëjtit nuk u përgjigjen në thirrjet telefonike kurse personi përgjegjës nuk ishte prezent në zyrë.

Lagja e Studentëve në Tetovë.
Lagjja e Studentëve në Tetovë.
Lagja e Studentëve në Tetovë.
Lagjja e Studentëve në Tetovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button