Qeveria ka dënuar sulmin e mbrëmshëm ndaj gazetarëve

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot përmes një kumtese ashpër e dënoi sulmin ndaj gazetarëve që natën e kaluar ka ndodhur në Shkup, duke i cilësuar këto incidente si të papranueshme dhe të palejueshme, njofton Alsat.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut vlerëson se çdo sulm ndaj përfaqësuesve mediatik, fizik ose verbal, duhet ashpër të dënohet dhe sanksionohet, dhe në këtë drejtim u bëjmë thirrje institucioneve që urgjentisht t’i ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme dhe të zbulohen dhe ndëshkohen autorët”, thuhet në kumtesë.

Siç kumtoi MPB, gazetarët Lupço Cvetanovski dhe Dejan Andonoviq mbrëmë ishin sulmuar nga një grup i personave të moshës rreth 20 vjet në afërsi të një objekti hotelierik në rr, “Esperanto”, në Shkup.

MPB ndërmerr masa intensive për zbardhje urgjente dhe të tërësishme të ngjarjes.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button