Këshilli gjyqësor kundërshtoi njëzëri iniciativën e Jankulloskës për të shkarkuar Kacarskën

Këshilli gjyqësor kundërshtoi njëzëri iniciativën e ish-ministres së dënuar Gordana Jankulloska për të shkarkuar gjyqtaren e Gjykatës Penale, Dobrilla Kacarska, njofton Sdk.mk.

Më parë, Kacarska thirri gazetarët për pyetje në Këshillin Gjyqësor. Burri i ish-ministres së Brendshme, Gordana Jankulloska e dënuar për rastin  “Tanku”, si përfaqësues i saj ligjor, përmendi disa arsye për shkarkimin e gjykatëses, të tilla si seanca dëgjimore pas orarit të punës, zbulimi i informacionit personal se ajo ishte me shtatzëni të rrezikuar, gjykimi i një gruaje shtatzënë, ekzaminimi i çertifikatave mjekësore të shtatzënisë së rrezikuar.

Pikë për pike Kacarska iu përgjigj të gjitha sulmeve të Jankulloskës, duke kujtuar se ka paralajmëruar avokatët e të pandehurve, që të mos abuzojnë në seanca dëgjimore me ankesat e pafundme që ua lejon ligji, sepse orët efektive të gjykimit nuk do të shmangen në këtë mënyrë, se askund në ligj nuk thotë që gratë shtatzëna nuk duhen gjykuar, se ajo i ka respektuar të gjitha të drejtat e saj si në nënë kur ka lindur fëmija i Jankulloskës.

Sa i përket ekzaminimit të dokumentacionit të specializuar të paraqitur nga Jankulloska në gjykatë, PTHP Shkup tashmë ka ngritur procedurë penale kundër mjekëve, me dyshimin se kanë dhënë raporte të rreme për të pandehurit nga PSP.

Prokuroria gjithashtu hapi një procedurë këto ditë për raportet e dhëna nga mjekët dhe eksperti mjeko-ligjor nga Shtipi, për shkak të të cilave Gjykata Themelore Shtip nuk mundi ta kthejë të dënuarin Igor Spasov në burg për një vit të tërë, i cili në fund ka ikur nga shteti. Spasov tani kërkohet me një urdhër arrest ndërkombëtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button