Zaev: Bashkëpunimi me Rusinë nuk nënkupton alternativë përveç BE-së dhe NATO-s

Riaktivizimi i Komisionit të Përzier Ndërqeveritar me Rusinë nuk nënkupton asnjë përgjigje eventuale ndaj BE-së, por thjeshtë përkushtim për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, theksoi kryeministri Zoran Zaev, pas forumit të biznesit mes RMV-së dhe Rusisë në Shkup, njofton Portalb.mk.

Në pyetje gazetareske nëse nuk marrim datë për fillimin e bisedimeve me BE-në, Kina dhe Rusia ndoshta do të jenë opsion, Zaev theksoi se alternativa e vetme e vendit është BE dhe NATO.

“Kjo nuk është kurrfarë porosie. Punojmë në ngritjen e standardeve tona. Duhet që të bëjmë gjithçka që sjellë benefite për popullin tonë. Besoj se aspiratat e vendeve do të plotësohen, por edhe se paralelisht do të arrijmë prosperitet ekonomik”, tha Zaev.

Forumi mes RMV-së dhe Rusisë, është në kuadër të sesionit të 9-të të Komisioni të Përbashkët Ndërqeveritar, i cili sot dhe nesër në Ohër do të mblidhet, ndërkaq do të aktivizohet pas një pauze pre j5 viteve.

Zaev tha se vendimi për mbajtjen e seancës së këtij komisioni janë marrë vesh që në vitin 2017-të.

“Termini është zgjedhur assesi për shkak të porosive të caktuara ose ngjashëm. Gjithsesi e dini, Gjermania, Franca, Holanda të gjithë bashkëpunojnë ne Federatën e Rusisë në planin ekonomik dhe absolutisht ajo nuk duhet të nënkuptojë asnjë porosi. Ajo nënkupton se ne punojmë në avancimin e gjendjeve ekonomike të vendit tonë. Potencialet para nesh janë të mëdha për shkak të nivelit të ulët të bashkëpunimit që deri më tani e kemi pasur me Federatën Ruse. Gjithçka që sjellë benefite për popullin tonë duhet ta bëjmë. Edhe ne politikanët prej këtu dhe Rusisë, Brukselit dhe Londrës, Uashingtonit dhe gjithkund, tërë bota duhet ta bëjë. Ne jemi vend i zhvilluar modern, gjithmonë duke theksuar se rruga jonë është integrimi në BE dhe NATO dhe alternativë për tjetër s’ka”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button