Rruga e pluhurosur në Tetovë dhe matësi i ri i Gazi Babës fajtorë për “majat” e ndotjes së ajrit

Rindërtimi i një rruge lokale në Tetovë, afër stacionit për matje të cilësisë së ajrit të Ministrisë së mjedisit jetësor, është mbase arsyeja më e mundshme për rritjen e përqendrimeve të grimcave PM 10 në ajër, në qytet, thuhet në informacionin e publikuar në ueb-faqen e MMJPH-së. Sipas informacionit, pasi ditëve të fundit stacioni për matje në Tetovë, i vendosur në oborrin e shkollës fillore “Shën Kirili dhe Metodi”, ka treguar praninë e grimcave të dëmshme në ajër mbi kufirin e lejuar, Ministria i kërkoi Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit të dalë në terren dhe të përcaktojë shkaqet e ndotjes, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Pas inspektimit u konstatua se në Bulevardin Vidoe Smilevski Bato, afër vendndodhjes së stacionit matës, është rikonstruktuar pikërisht ajo rrugë dhe është përcaktuar se gjenerohet sasi e konsiderueshme pluhuri. Janë kontaktuar shërbimet e NP “Makedonija Pat” dhe janë ngarkuar me obligimin që rregullisht të spërkatin me ujë derisa të zhvillohen punimet për rindërtimin e rrugës, për të zvogëluar ashtu sasinë e pluhurit të gjeneruar në kufijtë e lejueshëm.

Rritje e jashtëzakonshme e përqendrimit të grimcave PM 10 në Tetovë është shënuar nga stacionet shtetërore matëse më 9, 10 dhe 11 nëntor, kur shifrat kanë shkuar nga 329 mikrogramë për metër kub të shtunën e kaluar deri në 801 mg/m3 të dielën në mbrëmje dhe 554 mikrogramë të hënën pasdite.

“Ne jemi të vetëdijshëm për vlerat e larta që janë shënuar nga stacionet matëse në Tetovë mbrëmë dhe unë personalisht isha atje për të parë se si funksionon stacioni matës në këtë qytet. Ai shtoi se tendenca është vërejtur në të njëjtën kohë vlerat e grimcave PM rriten ndjeshëm dhe pastaj ulen brenda natës dhe premtoi të përcaktojë nëse ekziston një problem teknik ose ndotës specifik në nivel lokal për të parë se çka duhet të ndërmarrim”, tha Ministri i mjedisit jetësor Naser Nuredini në brfingun për gazetarë të hënën, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me shkaqet e vlerave ekstreme të grimcave PM10 në Tetovë.

Shoqata e qytetarëve “Eco Guerilla” nga Tetova informojnë se shumë qytetarë janë drejtuar atyre duke pyetur lidhur me çështjen e vlerave ekstreme të ndotjes që janë matur këtë fundjavë, por kanë konfirmuar që majat e ndotjes përkojnë me aktivitetet ndërtimore në atë rrugë.

Pas në mediat sociale u shfaqën informacione se gjatë fundjavës së kaluar në komunën Gazi Babë të Shkupit ishin regjistruar  vlera jashtëzakonisht të larta të grimcave PM, nga Ministria kanë njoftuar se atë rast konkret bëhej fjalë për instrumentet reja që janë instaluar rishtazi dhe të cilat dallojnë nga ato të mëparshme sepse kanë filtra në formë të shiritave.

“Ne nuk mund të marrim gjithmonë të njëjtat instrumente për stacionet. Këto janë instrumente të reja që kërkojnë rreth 50-60 ditë për të ndryshuar shiritat. Ka ndodhur që diku rreth asaj kohe që shiriti ka mbaruar dhe ai vetë ka treguar një shifër prej 999, derisa e ndërruam shiritin. Tre orë pasi pamë majen e ndërruam shiritin, dhe doli që përqendrimet ishin normale. menjëherë kemi shënuar vërejtje për të ndërruar filtrat në çdo 50 ditë që mos të shfaqen sërish majat e tilla”, kanë informuar nga MMJPH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button