RMV, Këshilli në tentim t’i plotësojë vendet e zbrazëta në Prokurori

Këshilli i Prokurorëve Publik për sot ka caktuar, seancë në të cilën duhet që të zgjedhën 19 prokurorë në disa prokurori në Maqedoninë e Veriut, të cilat me vite kanë mungesë të kuadrit, njofton Portalb.mk.

Sipas rendit të ditës i cili është publikuar në ueb-faqen e Këshillit, do të miratohet vendimi për zgjedhjen e prokurorëve në prokuroritë e Shkupit, Strugës, Kavadarit, Gjevgjelisë, Kriva Pallankës, Sveti Nikolës, Kumanovës, Resnjës, Berovës, Tetovës dhe Kërçovës.

Prokurorë më shumë, tetë, do të zgjedhën për në Prokurorinë e Shkupit, nga një në Kavadar, Gjevgjeli, Kriva Pallankë, Sveti Nikolë, Kumanovë, Resnjë dhe Berovë, ndërkaq nga dy në Tetovë dhe Kërçovë. Për në Prokurorinë e Strugës do të zgjedhet një udhëheqës.

Nga Akademia e gjykatësve dhe prokurorëve kanë dalë 37 kandidatë, prej tyre 19 prokurorë dhe 18 gjykatës.

Sipas vlerësimeve të prokurorive, mungojnë mbi 70 persona për funksionim efikas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button