Mickoski: Nuk është e saktë se Kamçevi do të na e financojë fushatën zgjedhore

Lideri i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski në një intervistë për DW thotë se zgjedhjet e 12 prillit patjetër të mbahen. Ai thotë se radikalizmin e paaftë të Zaevit do ta ndërrojë me patriotizëm të moderuar, njofton Portalb.mk.

Në pyetjen se si do të financohen për zgjedhjet e ardhshme, Mickoski tha:

“Kemi kursyer nga financimi vjetor që e kemi marrë nga shteti dhe ato para do t’i harxhojmë. Të gjithë donojmë në mënyrë vullnetare në parti, nuk marrim rroga”.

Mickoski përgjigjet edhe në pyetjen që disa herë i është parashtruar nga LSDM, gjegjësisht nëse është e saktë se nga një biznesmen do të fitojë mjete për fushatë.

“Të jem i sinqertë, kanë menduar për zotëri Orce Kamçevin. Ai doli me demant dhe ja edhe unë dal me demant. Shumë keq është kur njeri nxjerr memoare të sjelljes së tij. Nuk kuptojnë se ka shumë njerëz të ndershëm në këtë shtet. Nuk janë të gjithë Luj Viton dhe restorant në Maqedoninë Juglindore me provizion prej 5 deri në 10 përqind. Ka njerëz të ndershëm në këtë shtet. Ka njerëz që e duan atdheun dhe punojnë që të jetë ashtu siç duhet. Nuk kemi financim të tillë. Me mikrofon në dorë kemi shëtitur 16 metra kabllo dhe platforma. Kështu do të jetë edhe në këto zgjedhje”, thotë Mickoski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button